Në fshatin Gjurgjevik i Madh të Klinës po vazhdon hedhja e mbeturinave inerte, duke e shndërruar vendin në një deponi të improvizuar të mbeturinave.
Pamjet e siguruara nga videoja e dërguar në redaksinë e Gazetës Inzoom, tregojnë grumbullim të mbetjeve inerte, të cilat po hedhen në mënyrë të përsëritur nga qytetarët.
Banorët shprehen të shqetësuar se mbeturinat po hedhen në hyrje të fshatit, duke ndikuar në mjedis, higjienë dhe imazhin e fshatit, ndërsa kërkojnë që autoritetet përgjegjëse të ndërmarrin masa konkrete për pastrim dhe për parandalimin e hedhjes së mëtejme të mbetjeve. /Gazeta Inzoom/





