Pas krimit të rëndë në një familje në Kavajë, ku një person vrau vëllain e tij, tashmë kanë dalë detaje të reja.
Sipas informacioneve të para, viktima dhe i dyshuari kanë qenë së bashku në një arë, ku ka nisur debati mes tyre, transmeton Klankosova.tv
Bazuar në raportimet e mediave shqiptare, autori i dyshuar është Muhamet Rreshka, 76 vjeç, që e ka therur për vdekje vëllain Eqrem Rreshka, 74 vjeç.
Policia ka njoftuar se 76-vjeçari është shoqëruar në stacion, ndërsa veprimet hetimore do të merren brenda afatit ligjor. /Klankosova.tv


