HomeLajmePërkujtohet veterani i lutës, Mujë Berisha nga Këpuzi

Përkujtohet veterani i lutës, Mujë Berisha nga Këpuzi

Në përvjetori e vdekjes është përkujtuar veterani i luftës së UÇK-së, Mujë Z. Berisha, i cili kishte ndërruar jetë në maj të vitit 2010 në një aksident trafiku në Tropojë të Shqipërisë.

Në shenjë nderimi për veprën dhe jetën e tij, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hajdin Balaj, kryetari i Organizatës së invalidëve të luftës, Vesel Berisha, osh bashkëluftëtarë dhe familjarë të të ndjerit, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë lapidarit të tij në Tropojë.

Me këtë rast, Muja është kujtuar si luftëtar trim që ka kontribuar për lirinë e vendit.

Kryetari i OVL-UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj, ka thënë se Mujë Berisha ka qenë një atdhetar, i cili iu ka përgjigjur me kohë kushtrimit për liri dhe ka luftuar për lirinë e Kosovës. Ai ka shtuar se kujtimi për Mujën do të jetë i përhershëm.

/Gazeta Inzoom

spot_img

Të fundit