KF Osman Morina është shpallur fitues i turnirit në futboll të vogël në Klinë, i cili është organizuar në nderim të Mujë Krasniqit, komandant Kapuçit, dhe të gjithë dëshmorëve të Klinës, shkruan Gazeta Inzoom.
Në ndeshjen finale, të zhvilluar në palestrën Adem Jashari në Klinë, në prezencë të një numri të madh të futbollit, KF Osman Morina mposhti KF Klina.
I pranishëm për të përcjellur ndeshjen ishte edhe kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i cili uroi ekipin fitues dhe përgëzoi organizatorët për angazhimin./Inzoom




