HomeLajme“Vetëvendosje e rriti çmimin e energjisë elektrike”

“Vetëvendosje e rriti çmimin e energjisë elektrike”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të ZREE-së për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.

Bajrami, nëpërmjet një postimi në facebook, ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje përmes të deleguarve të tyre në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e rriti sot çmimin e energjisë elektrike.

“Lëvizja Vetëvendosje përmes të deleguarve të tyre në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e rriti sot çmimin e energjisë elektrike.

Kanë mashtru, asgjë s’kanë punu, tash po godasin qytetarët për të tretën herë përmes faturave të energjisë elektrike.

A i ka marrë Vetëvendosje 42 për qind për këtë punë?”, ka thënë Bajrami.

/Inzoom

spot_img

Të fundit