HomeLajmeTakimi me ambasadorin amerikan në NATO, Kurti: Bashkëpunimi me SHBA-në, kyç për...

Takimi me ambasadorin amerikan në NATO, Kurti: Bashkëpunimi me SHBA-në, kyç për sigurinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij ambasadorin e Shteteve tw Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.

Gjatë takimit, Kurti tha se falënderoi ambasadorin Whitaker për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Ai vlerësoi në veçanti bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, përfshirë trajnimet dhe edukimin e pjesëtarëve të Forca e Sigurisë së Kosovës, si dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Kurti theksoi gjithashtu angazhimin e përbashkët me SHBA-në për stabilitet, paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë, duke përmendur se përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të përbënte një kontribut të rëndësishëm për sigurinë afatgjatë në Ballkan.

Në fund, ai nënvizoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së mbeten të forta, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe besim të ndërsjellë.

“Në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi të angazhuar për stabilitet, paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë. Në këtë drejtim përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të ishte një kontribut i rëndësishëm dhe një garantues afatgjatë për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Miqësia e Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dhe mbetet e fuqishme sepse është e ndërtuar në vlera të përbashkëta dhe besim të thellë mes të dy vendeve”, ka shkruar Kurti.

spot_img

Të fundit