Projekti për asfaltimin e sheshit të Klinës ka ngjallur kundërshtime në Klinë.
Për të kundërshtuar këtë projekt, Rinia Demokratike e Kosovës-Dega në Klinë ka paralajmëruar protestë.
“Rinia Demokratike e Kosovës – Dega në Klinë njofton opinionin publik dhe mediat se më 24 prill 2026 (e premte), nga ora 09:00 deri në 10:00, do të zhvillojë një aksion paqësor para objektit të Komunës së Klinës.
Ky aksion ka për qëllim kundërshtimin e projektit për asfaltimin e sheshit “Mujë Krasniqi”, i cili sipas vlerësimit tonë nuk reflekton prioritetet reale të qytetarëve dhe të rinisë së Klinës.
Sllogani i aksionit është:“400.000€ për beton! Ndërsa rinia po largohet”
Rinia Demokratike e Kosovës – Dega Klinë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesit publik, transparencës dhe përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje”, thuhet në njoftimin e PDK-së në Klinë.


