HomeLajmePërkujtohet dëshmori i kombit Nazmi Bashota, Balaj: Nazmiu ra dëshmor për të...

Përkujtohet dëshmori i kombit Nazmi Bashota, Balaj: Nazmiu ra dëshmor për të mos vdekur kurrë

Në 27 vjetorin e rënies heroike, sot është përkujtuar dëshmori i kombit nga fshati Caravik i Klinës, Nazmi Bashota, shkruan Gazeta Inzoom.

Në homazhe kanë mare pjesë kryetari i Organizatës së Veteranëve t Luftës së UÇK-së, Hajdin Balaj, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe familjarë të Nazmiut.

Hajdin Balaj, nëpërmjet një postimi në facebook, ka thënë se Nazmiu ka rënë për lirinë e vendit për të mos vdekur kurrë.

“Edhe muai maj me nderime e përkujtime për ata që na sollën lirinë, Heronjet e Atdheut.

Sot në 27 vjetorin e rënjes së Dëshmorit të Kombit “Nazmi Bashota”. Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së – Klinë, familjarë e bashkëluftetarë sot ishin për homazhe e nderime të varrezat e Dëshmorëve në Klinë.

27 vite më patë ra Heroikish në Altarinë e Lirisë Dëshmori i Kombit Nazmi Bashota, nga fshati Cerovikë Komuna e Klinës. Aj ra për të mbetur në kujtesën e Kombit , për lirinë e vëndit, për të mos vdekur kurrë! Lavdi Heroit të Kombit Nazmi Bashota!🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Lavdi të gjithë të tënve për Liri”, ka thënë Balaj.

spot_img

Të fundit