HomeKomunaKlina po bëhet me shtatore të Presidentit Historik Ibrahim Rugova

Klina po bëhet me shtatore të Presidentit Historik Ibrahim Rugova

Më 2 korrik, në Ditën e Deklaratës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në Klinë do të bëhet përurimi dhe zbulimi i shtatores së Presidentit Historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Kështu ka njoftuar Komuna e Klinës, nëpërmjet një njoftimi publik.

“Komuna e Klinës organizon ceremoninë e zbulimit dhe përurimit të shtatores së Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova

Komuna e Klinës njofton qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave se, me rastin e 2 Korrikut, Ditës së Deklaratës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj. do të organizohet ceremonia solemne e zbulimit të shtatores së Presidentit Historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Ceremonia e zbulimit do të bëhet më datën 2 korrik 2026, në ora 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova” në Klinë (rruga për Skenderaj).

Komuna e Klinës fton qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve, organizatat e shoqërisë civile, personalitetet publike dhe mediat që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për kujtesën historike dhe vlerat shtetformuese të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftim.

Në këtë ceremoni solemne do të marrin pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdigjiku, familja e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, dhe ish bashkëveprimtarë të tij.

Ndërtimi i shtatores është financuar nga Ilir Cubi dhe Marjan Cubi./Gazeta Inzoom

spot_img

Të fundit