HomeKomunaKomuna e Klinës publikon rezultatet e projektit për banim social, përfitojnë 6...

Komuna e Klinës publikon rezultatet e projektit për banim social, përfitojnë 6 familje

Komuna e Klinës ka publikuar rezultatet e procesit të përzgjedhjes së përfituesve të projektit “Banimi Social Adekuat”, i cili parasheh renovimin apo rindërtimin e shtëpive private për familjet dhe individët e cenueshëm.

Në këtë projekt kanë aplikuar gjithsej 71 persona. Nga ta, gjashtë janë përzgjedhur si përfitues, 34 janë vendosur në listën prioritare për shkak të mungesës së dokumentacionit të kërkuar, ndërsa 31 aplikues janë refuzuar.

Komuna ka njoftuar se procesi i përzgjedhjes është zhvilluar në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar më 23 dhjetor 2024 ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe Komunës së Klinës.

Rezultatet janë publikuar pas përfundimit të verifikimit të aplikimeve nga Njësiti i Implementimit të Projektit (NJIP) dhe vlerësimit nga Komisioni Vlerësues i Komunës, në koordinim me Njësitin e Menaxhimit të Projektit (NjMP) në kuadër të MMPHI-së.

Sipas njoftimit, projekti synon të ofrojë mbështetje për familjet dhe individët në gjendje të cenueshme, përmes përmirësimit të kushteve të banimit, duke mundësuar renovimin ose rindërtimin e shtëpive private.

Komuna ka bërë të ditur se publikimi i rezultateve synon të garantojë transparencë, barazi dhe paanshmëri në procesin e përzgjedhjes së përfituesve.

/Gazeta InZoom

spot_img

Të fundit