HomeLajmeKomandanti i Policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, vizitoi degën e OVL-UÇK-së në...

Komandanti i Policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, vizitoi degën e OVL-UÇK-së në këtë qytet

Në Ditën e Veteranit dega  e OVL-UÇK-së në Klinë sot ka pritur mysafirë për të pranuar urimet për shënimin e kësaj dite me rëndësi historike. Vizitë në zyrën e OVL-UÇK-së ka bërë Komandanti i Stacionit Policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, bashkë me zyrtarë policor, shkruan Inzoom.

Komandanti Bytyqi ka uruar përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës për 30 dhjetorin, Ditën e Veteranit dhe ka theksuar se kontributi i veteranëve të luftës në rrugën për çlirimin e vendit ka qenë shumë i madh dhe jetik.

Ndërsa sot, OVL-UÇK dega në Klinë kanë ndarë Mirënjohjen Post-Mortum për ish veteranin dhe ish policin Deli Tigani.

Kjo ditë është e përcaktuar me Ligjin për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Neni 14 për Ditën e Veteranit thotë se “kjo ditë shënohet me 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës”.

Me këtë Ligj, veteranët e UÇK-së dhe anëtarët e familjes së ngushtë gëzojnë të drejtën e shërbimit shëndetësor falas në Spitalet, Klinikat dentare dhe Qendrat shëndetësore, që financohen nga shteti, si dhe përfitojnë falas barnat për sëmundje kronike – sipas kritereve të propozuara nga Ministria përkatëse për Shëndetësi dhe të miratuara nga Qeveria.

Po, me këtë Ligj parashihet edhe themelimi i Qendrës së Stresit Posttraumatik për Veteranët e UÇK-së, por kjo Qendër ende nuk është krijuar./Gazeta Inzoom

spot_img

Të fundit