HomeLajmeInteresimi i madh i mërgatës për zgjedhjet e qershorit, Maliqi: Vota e...

Interesimi i madh i mërgatës për zgjedhjet e qershorit, Maliqi: Vota e tyre vulos rezultatin

Nefail Maliqi, gazetari shqiptar në Zvicër ka deklaruar se interesimi i mërgatës shqiptare për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit është shumë i madh.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar  mbi 140 mijë aplikime nga votuesit jashtë Kosovës, ndërsa Gjermania prinë me numrin më të lartë.

Maliqi thotë se bazuar në këto shifra, interesimi i diasporës ka thyer rekord.

“Vota e diasporës më 7 qershor do të vulos rezultatet vendimtare”, tha Maliqi në Klan Kosova.

spot_img

Të fundit