Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pritet që brenda pak javëve të publikojë vlerësimin e Grantit të Përformancës Komunale për vitin 2026, sipas përformancës së komunave për vitin 2024, shkruan Gazeta Inzoom.
Siç mëson Inzoom, Klina është një ndër komunat e pakta në nivel vendi që është kualifikuar për përfitimin e këtij granti.
Inzoom merr vesh se shuma të cilën pritet ta përfitojë Komuna e Klinës është afër 800 000 euro, ndërsa do të investohen në projekte infrastrukturore të cilat do të caktohen nga komuna./ Gazeta Inzoom


